TEKSTI ORIGJINAL

NENE Ti nuk thua kurrë u mërzita,
a të ankohesh për fëmijët...
Psherëtin duke buzëqeshur,
i bën pranverë të gjitha stinët...

Ti buzëqesh kur je e lumtur,
sytë të ndrijnë si dielli i zjarrtë...
Ti buzëqesh kur je e mërzitur,
dhe pse lotët thellë shpirtit i mban...

E buzëqeshja nëse të dhëmb,
kurrë se shfaq ti tënden dhimbje...
Por e fsheh thellë shpirtit tënd,
që sytë e fëmijës të kenë buzëqeshje...!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024