TEKSTI ORIGJINAL

Nuk janë sytë
thellësitë e të cilëve
më mallëngjejnë!
S’janë as buzët
butësia e të cilave
më ngashërejnë!
S’është as trupi, as gjinjtë e tu
ngrohtësia e të cilëve
më flakërojnë!
Është buzëqeshja jote
engjëllore,
është shpirti yt
i padjallëzuar,
janë ngjyrat e moshës
fluturat e tua
që më bëjnë
të të dua!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024