TEKSTI ORIGJINAL

Ne u grindëm atëherë,
Kush jam unë, e kush je ti
Ishim miq...E fortë si erë,
Na pushtoi zemërim i zi!

Një vajzë, u bë sebep
Që të dy, i bënim lajka
U zumë keq, merr e jep
Edhe grushta, dhe shuplaka!

Vajzës, çuna të liq,
Iu dukëm, dhe na shkoi
Ne njëlloj, mbetëm armiq
Dhe nuk folëm, më me gojë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024