TEKSTI ORIGJINAL
Më lër, e dashur, një takim!
Atje, buzë detit, si dikur..
Të shohim, ulur në shkëmbinj,
Dallgët, që hidhen, përmbi gurë!
Më lër, e dashur, një takim!
Atje, për të fundit herë,
Ku dashuria, kishte fillim
Edhe fundin, e zi sterrë!
Më lër, e dashur, një takim!
Për atë kohë, kam aq mall,
Kur ëndrrat, ngriheshin fluturim
Si pulëbardhat përmbi valë!
Më lër, e dashur, një takim!
Ma dogji zemrën kjo dëshirë
Të jap të fundmin përqafim,
Të them të fundmen lamtumirë!