TEKSTI ORIGJINAL
Ulur je
nën pemën e natës.
Ndër dhëmbë,
seç mërmërit një këngë,
e me krahët e mi të tharë,
një zjarr të vogël,
për veten
ndez.
Ndalur mbi degë peme,
shpirti im të shikon
si i ngroh ti duart,
mbi krahët që më digjen...
Dhe buzëqesh
ky shpirt,
e ik për në Tejanë...