TEKSTI ORIGJINAL

Një zog sot unë pashë,
i thashë shko shiko Shqipërine.
Shko në vende të largëta,
pastaj kthehu në shpirtin tim.

I thashë shko nisu tani,
kalo Bunë e kalo Drin.
Qëndro në alpet e larta,
pastaj kthehu në shpirtin tim.

Një stuhi e madhe filloi,
loti i zogut pikoi.
U kthye në shpirtin tim,
dhe më tha:''Këtu është vendi im''.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024