TEKSTI ORIGJINAL

Ja, iku dita çapalehtë,
Me tingëllim si nje çekan,
Porsi një pjepër dyllë i verdhë
Mbi bar u shtri hëna në shpat.
Një re e vogël plot dëshirë
Desh ta ngjeronte, dhe dy gisht
Larg saj u ul në mugëtirë,
E dehu cipa e fildishtë.
Prej nga arratia e gjatë,
Kudo derdh dritë si flori,
Por nata si një frut i artë
E mori, reja pus u nxi.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024