TEKSTI ORIGJINAL

Ç’ndjekam për ty sot, o djalë,
s’mundem, jo ta shpreh me fjalë.
Ti kërkon ç’po mendoj unë...
Syt’ e mi flasin më shumë...

Jam e ndrojtur dhe e qetë.
Jam e urtë, s’jam e sertë.
Mos ma hidh syrin si çarku!
Mos ma shto më tej merakun...

Kam një hall që s’ta jap fjalën:
Zemëron nënën dhe babën...
Më mbajnë vajzë me kimet.
Më thonë: “Prit edhe ca vjet!”

Po ç’të pres, kur zemra s’pret.
Po ç’të them, kur ti më flet?
Gjuhn’ e zogjve, po të dija,
Kaq e ngathët nuk do rrija...

Mos u ngut, o shpirt, o djalë!
Me durim e merr “kalanë”...
As avash e as nxituar
Të dy dalim të fituar.

“Ç’frikë ke, – i them mamasë.
Pse s’ma lë zemrën të flasë?
A nuk di veten ta ruaj?
Sa do rri nën “çadrën tuaj?

Jam në moshë, jam në ditë,
Njoh të mirat, ligësitë...
Dashuris’ do t’ia çel derën.
Mezi pret zemra pranverën.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024