TEKSTI ORIGJINAL
Zëri juaj – gurgullimë
zbuti dimrat nëpër vite...
Keni hyrë në shpirtin tim
si brilantë me fasha drite.
Gurgullimë – zëri juaj
Më vjen sërish e thotë diçka:
“Zagoritçja do kënduar
se pa të Zagori s’ka...!”
Ç’tu them unë, zëra të dashur?
Nuk varet gjithçka nga unë...
As më shihni buzëplasur.
kurr s’më ecin disa punë...?
Vuaj të rindezim këngë;
Te na veje kenga gjym...
Mlidhuni, zëra, të tërë;
Le ta ndezim flakë pa tym...!