TEKSTI ORIGJINAL

Rrugëtoj në katër stinë;
ç’doni prej meje, të shkretën?
Kam mikeshë dashurinë.
Veç ajo e bleron jetën...
Ia çel zërin, i thur vargje:
“Rroftë dashuria, rroftë!”.
Pa këtë ndjenjë vigane
a do kish jetë mbi tokë...?
Me këtë ndjenjë të zjarrtë
njerëzimi vjen nga shekuj.
S’ka heronj, s’ka komandantë.
E të gjithë për të - dishepuj...
Dishepuj të dashurisë,
mbret a skllav a kushdoqoftë;
Ngritni zërin, brohorisni:
“Rroftë dashuria, rroftë!”

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024