TEKSTI ORIGJINAL

Zunë dhe këndojnë,
po këndojn’ bilbilat,
seç ia thon’ me grykë:
Tinguj zemre i dhurojnë
ëmbël Shqipërisë.

Papushim valviten,
valëviten krahët
krahët e shqiponjës.
Përshëndet ajo bilbilat
për zërin kumbonjës.

Zun’ e fluturojnë,
fluturojnë zogjtë,
zogjtë e thëllëzës;
Po Shpërndajn' në trojet tona
urimet e zemrës...!

Zun' e gurgullojnë,
gurgullojn’ burimet,
burimet e rrëzës
I bashkojmë gjithë zërat
me "tigujt” e zemrës...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024