TEKSTI ORIGJINAL

Do shkojë në kozmos
Në më të largëtin mendim...
Të shohë njëherë ç'botë ka atje tej
Pa le të ish udhëtim pa kthim.

Do nisem me flladin e mbrëmjes
Diellit të art në të perënduar
Ashtu vjedhurazi do iki...
E di që toka do rri zgjuar.

Kur të kem lënë pas hënën
Dhe të jem larguar ca si shumë
Do ti hedhë këpucët e rënda
Sapo të gjej një lumë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024