TEKSTI ORIGJINAL

Mos i prekni ngjyrat
ngjyrat nuk qëllohen
me to është bërë Universi
dhe Toka me to mbulohet.

Ngjyrat janë magjike
janë lulet e Jetës
hedhur në telajo
në kohën e drekës.

Ah çfarë mrekullie
çelur gjithë Natyra
kështu e dua Botën
mos i prekni ngjyrat.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024