TEKSTI ORIGJINAL

...pjesë...Sytë e tu kanë ngjyrëne të gjitha luleve

...Ti më shkrove :
...lotët nuk e kanë fuqinë e ndryshimeve,
ata kanë ngjyrën e mallit
dhe unë mallin e dhembjen i përpij parreshtur,
dhembja u bë një me lotin,
u bënë një me mua.
Të kam në qepallë,
të ruaj me kujdes dhe dashuri të madhe,
...
Më trego ti të lutëm diçka për lulet,
për vete, do të gëzohem shumë,
ajo vetimë jotja po ma ha shpirtin.
Unë flokët i kam prerë,
jam po ajo që isha,
po më harrove ti, unë vdes...
Mejtim !
...
Dora iu kishte dridhur, gjumi e kishte mashtruar nga lodhja, një lodhje që kishte burimin në shpirtin e lodhur. Ai shpirt që endej nëpër bahçen e luleve, e cila dominohej nga momozat, të cilat thuajse ruanin me xhelozi fshehtësinë e dashurisë së saj në hënën e plotë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024