TEKSTI ORIGJINAL

Ti vjen e ikën si flutur,
me veshtrime me godet.
vallë n`pore më je futur!
që ndiej kaq nxeht?

Si lulja ves vesuar
pikën e lotit zbret
si ari i kulluar
mbi buzën prusht rrëshqet,

Ti vjen si dallandyshe
nga shtegu ëndërrimtar
si një rreze drite
yll margaritar

Sikur jeta të ishte det,
deti i dashurisë je ti,
eshtrat do ndizeshin zjarrë
nga zjarri që kam në gji,

Ti kurrë mos ik, aq larg!
aq larg sa s`mund t`kthehesh,
dashuria, është dhimbje, plagë,
ndonjëherë dhe rrëmbehesh?

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024