TEKSTI ORIGJINAL

Dhelpëra shumë e uritur,
shkon, dhëmbët duke kërcitur.

Sheh një korb në degë, la,
që këndonte me kra, kra.

E dinte, ky shpend me pëndë,
lëshohet kudo mbi kërmë.

U shtri në tokë e “ngordhi e shkreta”,
me gojën e hapur, nga korbi, nga dega.

Korbi e sheh e bëhet i lumtur,
zotit i lutet për dhuratën e bukur.

Lëshohet mbi gjuhën e varur në gojë,
me oreks, dëshirë ai ta coptojë.

Dhe ndodhi ajo që të gjithë e dimë,
vajti për kërmë e mbeti viktimë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024