TEKSTI ORIGJINAL

Një skifter pëndë gufuar,
inatosur, zëmëruar,
në liqen duke bërë not,
një rosë nuk po e zinte dot.

Njëherë humbiste në valë
si një mall tepër i valë.
Herë në bar e herë në gjethe,
skifterin fuste në ethe.

- Ku do shkosh, me vete flet,
dhe lëshohet si shigjet.
Mbi liqen me forcë e bujë,
në thellësi brënda në ujë.

Humbi nëpër ujë e valë,
dhe nuk mundi që të dalë.
Rosa luan, shket me not :
- N’liqen duhet të dish not!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024