TEKSTI ORIGJINAL

Më besoni jam mërzit ...
lodhur shpirti nga dredhit
sytë gozhduar te Perëndia
kuturu ikin njerëzia

Ç`bela, mushkonja xanxare,
helm puthjen ka n`mbrëmje
fishkëllin e më shpon veshin
lë kërvatin e zapton sheshin

Më besoni jam mërzit,
vi vërdall ç`më shofin sytë
krekosur ligjëron belaja
qorrollisur është dynjaja.

Krrusur ç`më ngeli kurrizi
bej ta ndreq më shpon murrizi
më djeg dielli më vret breshëri
fryn murlani, trazohet deti ...

Më dhemb koka m`nget kolla
kurr drejtësinë se shijova
nga udhëtimit shumë u lodha
i përgjumur udhën vazhdova

Më besoni jam mërzit
dot si them... jo natës ditë,
delja shterp, magjja bosh,
s`mbulot dielli me shosh.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024