TEKSTI ORIGJINAL

Ti eja me fishkëllimat e erës, eja,
të ndiej aromën e lules dashuri,
më shpjerë, atje ku lulëzon Pranëvera,
më pas më mbështjell në tëndin gji...

Më ler të lutem, më ler ...
të puth, me etje në gushë e faqe,
të ndiej, të prek, e shtrejta ime si dikur,
ndjenjat e dashurisë të bëhen vargje

Më prit, si presin agimet, diellin,
të shuaj mallin që më djeg në gji...
puthjet e dashurisë ta ndezin zjarrin
mbi buzën e kuqe, flakëruar si qershi

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024