TEKSTI ORIGJINAL

Kjo Jet
nje pazar endrrash qe blihen e shiten me lek...

... ..dhe kjo
nese ajo dite, akoma s'ka ardhe
ku me kilograme te shiten shpirtrat e gjalle .

Jam si klasiket e vjeter
krejt enigme !

Ne strehezen time
rrezohem perpara asgje-se.
o Zot …kam frike !

Ngelem me vetmine time!

Kur puthjen e kerresur
e shoh brenda korrnizes
harrohem, kam ftohte.

Nje dite
do e thur portretin e saj
ndoshta me pene, ndoshta me lot!

Ngelem pa fryme !

Ate mal hijesh,
si t'a coj mbi supe ?!

Nje dy tre...
sa gjithe vitet e perendise
numuroj vec gabime...

Deri sot,
s'jam e denuar
si fajtore per asgje...

Te denuar e ndjej pafajesine time !

Fytyra njerzish ka uria!

Rrokullisur erresires
ne kthetra teveqelesh
therrimesh e therrmuar.

Nenqesh heshtja
me ndjenjat e mia .

Ne endrrat e zgjuara,
porpocione oqeanike
ka marre varferia !

Vecse
o vdekja ime e deshiruar,
mos mi fal detyrimet .
Pa dramat e tua S'jetoj dot,
pa ty jam e mbaruar,
pa ty e sapolindur jam dorzuar .

Dhe vetem
do te luftosh,
vetem, me veten tende...
dhe prap vetem do ngelesh fitoresh, ...

Dhe keshtu
do vazhdosh te jetosh
premtimin e mekateve te tua.
Vazhdo pra, te thithesh vdekjen tende
ashtu sic thithje dikur jeten e te tjerve...!

Shkruaj ne romanin e paemer, perjetesine!

Pergjunjezohem se s'di kujt me t'i falem...
Pasqyrave te yjeve rreshqet hija e Nates !

Po ikij, kam etje
i terhiqem kesaj jete
qe mosmirnjohja e ka vesh ne te zeza.

Ika s'di per ku
por as s'do te ndalem diku
ku fshihet lumturia do e gjej patjeter.

...jam gjalle akoma !

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024