TEKSTI ORIGJINAL
Ruga ime ku hapat kam hedhur,
Ku gjurmëzat kam lënë në gurë.
Mërgimit erdha për ti mbledhur,
Ti bëj kurorë e ti vendos në mur.
Hapat e mi, shkruar në kalldrëm,
Moshën e vitet që në jetë hodhëm.
Kanë bukurinë por dhe emrin tënd,
Kudo që në vite, jetë ne u ndodhëm.
Këtu të varur në oxhak të shtëpisë,
Je e vendosur në një foto të thjeshtë.
Në kalldrëm lexoj vitet e fëmijërisë,
Si lulëzime pranvere lulishte-vreshte.
Ti fotografi me kalldrëm nga bukuria,
Je fëmijëria ime, ardhur nga Shqiperia!