TEKSTI ORIGJINAL

Mbushma një gotë verë
pa të shohim njëherë
s`qënkëmi të lumtur?

Shih të bukurin det
belbëzon, si gojë dashurie
dhe kitara që rri pranë
lëshon tinguj melodie!

Shikoj detin,
Të bukurat sy,
Aty ku nata u ul
s`ka më të bukur magji!

Mbushma dhe një
se drithmat më hynë,
mërmërit qielli, yjet lozin synë:

Të shohim njëherë
na sollën lumturinë?

Edhe një mbushma me dëshirë,
si hënë që natën e shndrin, mbushma!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024