TEKSTI ORIGJINAL

Sonte po udhetoj me henen,
por ti nuk me sheh, se eshte shum mjegull
mora me vete edhe endrren
dhe dritat e zemres i lash ndezur

Ështe rrugë e gjatë per te ardhur tek ti
me mijera planete duhet te kaloj
do perplasem me ret e cdo stuhi
edhe nxehtesine e diellit do ta duroj

Hena ecen ngadal
por ti mos u merzit bej durim
do mbledh yjet e do i bej shkall
rreth e qark shpirtit tim

E mbajta fjalen, ja po zbres
bashke me henen edhe eren,
pa te takuar jo nuk vdes
hapma zemren, hapma deren

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024