TEKSTI ORIGJINAL
Qesh, kur s’jam e lumtur,
Qaj, kur shikoj diellin.
Qesh, kur humbas rrugën,
Qaj, mbi urë ylberi.
Qesh, kur më mallkojnë,
Qaj, për një gjethe vjeshte.
Qesh, kur më lëvdojnë
Vargjet e një vjershe.
Qesh dhe qaj tërë jetën,
Qaj e qesh për fatin.
Pyes për të vërtetën,
Përgjigje s’më japin!
Mes gazit e lotit,
Enden galaktikat.
Me dy pole globi,
Në mijëra orbita!