TEKSTI ORIGJINAL

Në jastekun e hënës
Endërrova mbrëmë,
Qiellin e hënës preka
Me atë luajta unë.

Qeshte lumturia
Fshehur në sytë e tu.
Zëri yt i artë
Më premtoi shumë.

Me çelsin e buzëqeshjes
Të trokita në zemër,
Sa zhurmë tronditëse
Bëri porta e zemrës.

Ah, me vodhi zemrën
Zeri yt gazmor,
Një aromë zambakësh
Fshehur mban në dorë.

Pikturonte lumturia
Endshëm sytë e tu,
Zemrën më se ke
Se ta vodha unë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024