TEKSTI ORIGJINAL
O Besmir, more Besmir
sa herë vijnë mysafirë,
kushërinj a shokë a shoqe,
pse ka turp mamaja jote?!
(Miri hesht, më sheh në sy,
hesht se gjoja nuk e di.
Po këtë e di kushdo,
edhe kupa me gliko...)
Kur mamaja buzagas,
mysafirët i qeras
ti zgjat dorën edhe thua:
"Mami, më harrove mua!"
Dorën hedh në tabaka;
turp e turp i madh sa s'ka.
Mysafirët qeshin... pak,
mami skuqet, bëhet flakë...