TEKSTI ORIGJINAL
Kini parë a s'kini parë,
në pallat kemi një djalë.
Prindërit halli i ka zënë,
se bën naze në të ngrënë.
Në kuzhinë e në ballkon
e ndjekin me pjatë në dorë.
- Qejfin mamit mos ja prish,
ha 'u bëfsha një thelë mish!
- Unë s'e ha thelën e mishit,
po si ra daulles gjyshi!
- Je në vete, more Beni,
ku ta gjejmë daullen, s'kemi!
- S'ka daulle? - Jo nuk ka!
- Epo mirë dhe unë nuk ha!
E menduar flet mamaja:
- O gjysh, na gjeti belaja,
na mbeti djali pa ngrënë,
daullen duhet ta gjejmë.
Skuqet gjyshi, kokën tund,
merr legenin, një bastun.
Që t'i bëhet qejfi Benit,
I bie gjyshi... legenit!