TEKSTI ORIGJINAL
Dje, në rrugë,
një fatos
që e ka emrin Artan
e përkuli
dhe e shkuli kot së koti një fidan.
Pa kur shkuam
e qortuam:
"More Tani ç'bën kështu?"
U përgjegj
pa të keq:
"Pse, rojtarë jeni ju?!"
Sa keq, ti
nuk e di
se te ne, në vendin mbarë,
për të mbrojtur
pasurinë
që të gjithë jemi rojtarë!?