TEKSTI ORIGJINAL

Ngjyrat m’u ngatërruan nëpër gishtërinj,
Si rrezet e ngrohta të asaj dite janari.
Si fjollë e bardhë dëbore tani,
Zbres mbi supet e tua,
Që kurrë nuk mardhin.

Lakoret e jetës mbulohen nga akujt,
Shtresa e ngrirë prej Diellit argjendohet.

Nuk mbaj në dorë një libër lutjesh,
Lutja ime je vetëm ti.
Ti kthehesh nga të ashprat shtegtime,
Me diellin në mollëza, në sy,
Përsëri.

Solvejgu jam...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024