TEKSTI ORIGJINAL

Mbi një urë të varur, a në një ashensor,
Me litarë pyjorë, a kavo lidhur fort,
Me qiell yjëzuar e hënë mbi kokë,
A mbi hone, ku dielli nuk zbret dot...
Nuk e di, ku ishim unë e ti!
Nuk e di!

Gjithçka u fshi nën atë çast magjik...
Një petël trëndafili në buzë mbeti harruar...
Si e vetmja mrekulli!

Në një ashensor, a në një urë të varur ishim unë e ti?
Nuk e di! Nuk e di!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024