TEKSTI ORIGJINAL

Të pres në bregun e vetmisë sime,
Me valën tinzare, duke mërmëruar.
Që, veshur ka blunë e ëndrrës së dikurshme,
Në fundin e së cilës diçka është trazuar.

Të shoh nga larg me buzëqeshje,
Krahët të zgjas me etje, me zjarr.
Por rrugën kthen ti, pa fjalë, pa gjeste,
Dhe valët më godasin, dallgë të mëdha.

Në breg e vetmuar kërkoj valëzimin.
Pezull qëndroj mbi ajrin e ftohtë.
Të vij tek ti, krejt e pamundur,
Krahët i kam të brishtë, të dobët.

Prandaj sërish i vesha të rëndat këpucë,
Mbi plagët e këmbëve që ende kullojnë gjak.
Mallin, me lotët e mi, po end pëlhurë,
Zemrën ta mbështjell, të reshtë pak nga pak.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024