TEKSTI ORIGJINAL

Në të shtatëdhjetepestën ditë,
Të psherëtimës sime të gjatë,
U ngrita nga shtrati i dhimbjes,
Iu shkëputa kthetrës lëngatë.

Drejt lumit u nisa ngadalë,
Të kërkoj atë stol të drunjtë,
Mbuluar nga hiri i kohës,
Ku bashkë u ulëm dikur.

Ku ndjeva murmurimën e ujit,
Dhe lotin e shelgut mbi sup,
Kur fjongo na lidhën ylberët,
Dhe ëndrrat derdhëm pa fund.

Kujtimet i mblodha kujdesshëm,
Të trishtë, të ëmbël, të largët,
Si zogj m’u ulën në prehër,
Ma ngrohën shpirtin e mardhur.

U zbeha, u zverdha, ngriva,
E ftohtë, djersa më ra nga balli,
Ti u ule në stolin e drunjtë,
Duart zgjatur në përqafim malli.
Sërish i mblodha kujtimet...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024