TEKSTI ORIGJINAL

Ti ikën, ikën, ikën larg,
Dhe befas vjen një ditë e vrenjtur.
Do të vij, - më the, - në orën shtatë.
Sa shumë re ka sot në qiell.

Në prag porte, të pres ulur,
Ti dukesh në rrugën e gjatë.
Je veshur i tëri me pluhur,
Sjell me vete një copë natë.

Natën, ta shkund unë nga supet,
Po s’i njoh më dot fytyrat.
Ndryshuar janë dimensionet,
Ndryshuar janë edhe ngjyrat.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024