TEKSTI ORIGJINAL

Të gdhend dua, ca vargje,
Kërkoj një dritë të zbehtë.
Kandili më dridhet në duar,
Lotët pikojnë mbi fletë.

Kthej kokën nga terri i zi,
Makthet më marrin frymën.
Fatat endin në përjetësi,
Jetën time vërtisin si duan.

Jetë me hije, diellmunguar,
Jetë me buzë, mbyllurtrishtimi,
Jetë me zemër, gjakpikuar,
Jetë me sy, mohuargëzimi.

Jetë me gulçe nate të gjatë,
Jetë në pritje të asgjëje të bardhë.

Rrezja e dritës, që duket larg,
Harruar ka t’ia shohë sytë,
Hëna anemike e natës së akullt,
Zbehtësisht i bën pak dritë.

Kandili po shuhet, nuk ka më vaj,
Dikush ia vodhi, e derdhi, e thau,
Në enën e plasur faqeciflosur,
S’mbeti tjetër, veç shpres’e paardhur.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024