TEKSTI ORIGJINAL

Pikën e fundit të gjakut,
Ma merr me vete, i dashur,
Citose mbi rrahjet e zemrës,
E ktheje në yll të përflakur.

Mos më lër vetëm në honin e thellë,
Ku dielli shuhet pa arritur aty.
Karvan i zi këndon përmortshëm,
Krrokam’ e korbave aty pari rri.

Mos më lër, i dashur, të shkoj harruar,
Kjo natë e gjatë, e gjatë pa fund.
Në zemër më mbaj, të dashuruar,
Si nanurimë të lehtë në gjumë.

Dhe kur të zgjohesh n’agimin e hershëm,
Të zbehtin shkëlqim timin do të kesh pranë.
Nxito ta shohësh pa trokitur dielli.
U vonove, i dashur, po tretem mjegull e bardhë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024