TEKSTI ORIGJINAL

Një ëndërr tromaksëse kjo e zgjimit ëndërr,
Kur ditën ma theu si shkarpë pa vlerë,
Nata, të ngrirë, ma përthithi trupin,
Zërat e shtrëngatës brohoritën, për nder.

Pas shpine e derdha një botë të vdekshme,
Ballit fort shtrëngova sharpën e yjeve,
Më duaj sot, tani, o kurrë,
Në hapin e fundit të të dyve.

Veli i dritës më ulet mbi supe.
Më duaj sot, më duaj tani.
Nesër mëngjeset do t’i veshë mjegulla,
Do të jetë vonë...
Për ne... Për ty...

Sytë mos m’i kërko bulevardeve të ajërta,
Kur në tokë i mbaj në ditët e askujt.
Edhe pas hekurave mësohen të jetojnë.
Ndaj më duaj sot, tani, o askurrë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024