TEKSTI ORIGJINAL

Zbres në kopsht kësaj nate me hënë,
Një qoshk dashurie kam ngritur aty,
Endem, të të prek aromës së luleve,
Sa shëmtohet, i dashur, kjo bukuri pa ty.

Puthjen e vetme të mesditës në pranverë,
E ndiej të nxehtë, e prek të kuqe, flakë,
Ti më flet kaq pranë, në këtë skaj ëndrre,
Ne të dy dhe terri sërish vallëzojmë... bashkë.

Çastin jetojmë, etjes përvëluar,
Ti, ti, kaq ëmbël kohën e kthen “dikur”,
Kur shpirtrat drithëruar buzëve çelën lule,
Sytë, nisën të flasin, si s'kishin folur kurrë.

Kësaj nate mistere humbur, unë i besoj
Shpirtit tënd. Asgjë nuk është zhdukur!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024