TEKSTI ORIGJINAL

Ti the, dhe unë të besova verbërisht,
Se kjo rrugë nuk ndryshon nga të tjerat,
Po ata punëtorë, që shtrojnë asfalt e mbjellin blirë.
Por ti, i dashur, harrove, që tek duart ata vunë zemrat.

Ti the, dhe unë të besova verbërisht,
Se këta kalimtarë, që vijnë e shkojnë
Çdo ditë përkrah nesh, janë indiferentë.
Po ti, i dashur, nuk fole për ata sy, që e panë dashurinë tonë.

Ti the, dhe unë të besova verbërisht...

Po ti, i dashur, nuk u kujtove se në këtë bulevard,
Që gjurmët e tua mbart, ruan, vigjëlon,
Të asaj dite prilli blu, lulëzuar në grinë janar,
Unë shkela dhe dashurinë time mozaikova në to.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024