TEKSTI ORIGJINAL

Ato vijnë pa ftuar në derën e hapur,
Të plotfuqishëm zotër në kështjellat e tyre të lashta.
Nuk i vras me antizhdukje, nuk më trondisin ato të vërteta,
Kur pasqyra paqësisht m’i vë përpara.
Nuk çuditem, as mendohem, as vajtoj, por,
Thjesht i quaj “bukuri të bardha.”

Dhe zbres kështu në rrënjët e mia të thella,
Pa pretendim, pa mëdyshje, pa nostalgji,
Me dashurinë dhe përkushtimin për vlerën jetë,
Për lumturinë e jetuar me rrënjët ngulur në gji.
Ato rikthehen në tokën e tyre. Për të rilindur përsëri.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024