TEKSTI ORIGJINAL
Në një pëlhurë merimange
Lumturia rri ngujuar,
Në këtë natë të korbit
qyqja e ka ndëshkuar!
Një hije e vdekjes
trupin ma ka mbuluar,
pesha e rëndë e saj
sytë m’i ka verbuar!
Kodra madhështore
mbi liqen ka fjetur,
Gjethet e kuqërremta
të vyshkura janë tretur!
Gjumi i braktisur
Nata katranosur,
Ëndrrat janë shuar
Mendja alivanosur!
Në mesnatën e ftohtë
Trishtimi ka aguar,
Qielli është i brishtë,
pa yje i trazuar!