TEKSTI ORIGJINAL

Bletët si infermiere u qëndrojnë luleve në kokë,
Zogjtë sjellni vazhdimisht cicërima të reja,
Dielli bënë grafinë e kockave të legenit në trupin e ditës,
Të sëmurët rëndë i çon Vdekja në spitalin e Zotit,
Për një trajtim më të mirë.
Me mua, me mua ç'do bëhet?
Unë rri pranë shtratit të një luleje,
Me frakturë në të dy krahët e shpresave...
Po ty moj zëmadhe pse më fole
Dhe pse erdhe në këtë livadh të traumave?
Mora frymë frymën tënde
Dhe më fute në anestezi të përgjithshme.
Fjeta tre orë e treqind ditë.
Nuk do isha zgjuar, po të mos më tundte zemra:
Odiseeeeeeeeee...
Ngrehu, të çaftë ujku vitet!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024