TEKSTI ORIGJINAL

Dy brigje malli tjerrin fjalët
Një në Dodonë, një në Egje
Mes tyre deti, dërgon valët...
Se kanë një gjuhë dhe një atdhe
I grish së largu Shën Maria
Me sy të thellë, me shtat selvi
Një hark ylberi zbret hyjnia
Bashkon dy brigjet në vetmi
E pritja puth dy brigje malli
Dhe zemra dridhet nën torturë
Ç'baladë muros një jetë së gjalli
Kur shpirti s'mbyllet në qivur?

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024