TEKSTI ORIGJINAL

Në zemrën time erdhe ngadalë,
Si mbrëmjeve hëna me yje.
Erdhe e heshtur, erdhe pa fjalë,
Si një ëndërr dashurie.

Prapë s’më ike porsi erë,
E të më thoje" lamtumirë!"
Në zemrën time, rrije e mbjellë,
Në syrin tim ti kishe mbirë.

Njëri - tjetrit s'i ndenjëm ftohtë,
Me një vështrim aspak të ngrirë.
Se në shpirt një fjalë e ngrohtë,
Edhe nga dielli ngroh më mirë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024