TEKSTI ORIGJINAL

Zgjohem për të fundit herë, jeta më është sosur
Piktura jote e varur qëndron mbi mua, disi e brengosur
Piktura është si jeta, pa ngjyra, bardhë e zi
Ti ishe ylber plotë jetë, kjo pikturë sa kontrast nga ti

Piktura e vdekur mbuloi hapësirën e murit
Por zbraztirën e zemrës time dot s’po e mbush
Aty është një vënd vetëm për ty
Që pos teje se zë dot askush

Lamtumirë sot i them pikturës së vdekur
Që ta ringjall aq shumë jam përpjekur
Mungesën e saj në supe më s’mund ta mbaj
Amanet e keni, më hirin tim bëni portretin e saj

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024