TEKSTI ORIGJINAL

Pranverë
Marsatorët erdhen
Ti ike
Rrugëve t’pafundme

Pranverë
Lulet lindën
Ti vdeke
N’zemrën tem

Pranverë
T’miksune diell e shi
Ti ike
T’miksune urrejtje e dashuni

Pranverë
Erdhi dielli me rrezet e tij
Ti ike me sytë e tua
Në dimër më le mua

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024