TEKSTI ORIGJINAL

Ah... o ti varr
Që më thërret mua
“Eja, eja, ...” më thërret

Ah... o ti varr
Të gjitha rrugët më dërgojnë tek ti
Nga ti s’mund të ik

Ah... o ti varr
Te ti jemi të barabartë
Drejtësia është te ti

Ah... o ti varr
Si nuk pyet fare
Na merr pranë vetës pa pyet

Ah... o ti varr
Pasuria, fama e pushteti
Ty s’të interesojnë

Ah... o ti varr
Tradhtitë, gënjeshtrat, dashuritë
Te ti përfundon gjithçka

Ah... o ti varr
A je kopsht i parajsës?
A po zjarr i ferrit?

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024