TEKSTI ORIGJINAL

Më kujtohet dhoma e zjarit
Aty nëna plakë gatuante buk,
Edhe të çarat e mureve dhe
Tymi që dilte nga oxhakut...

Më kujtohen edhe fjalët e babës
Plakë, që i tregonte në atë kohë,
Kur un isha i vogël, që rija n`skaj
Të murit afër derës...

Më kujtohet edhe dollapi i vogël
Aty ku e vendosja Abetaren,
S`harohen fjalët e bukura të
nënës, që më tregonte pēralla
para se t`merte gjumi i natës...

S`harohen ëndrat e mija të fëmijris,
Që kaloja netë të këndshme,
Kur veriu jashtë frynte me shpejtësi,
E qentë uluronin nga i ftohti i natës.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024