TEKSTI ORIGJINAL

Mëngjes i akullt në dit janari,
eci trotuarit me hapa ngadalt,
nga frymarja e thellë, avuj më dalin,
me duar në xhepa, i hutuar pak.

Diku një moment, vështrimet mu përplasën,
akujt e janarit brenda meje shkrinë,
zjarri i shuar u ndez si vullkani,
ndjenjat e tkurrura, u ripërtërin.

E ndjva pranverën për një moment,
përplasje vështrimesh, botën ma ndryshuan,
ndjenja e ripërtërir mu bë sa një det,
akujt e shkrirë etjen ma shuan

Një moment ishte, akujt u rikthyen,
rrufeshëm mu zhduk papritmas nga sytë,
të dridhura janari, trupin ma mbërthyen,
xhaketën e trash kopsita deri në grykë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024