TEKSTI ORIGJINAL

Tek pragu i gjyshit
Thinjat e bardha shkel
Nje foto e bukur
Perpara me del

Shtepiza e dashur
Me gure, me oxhak
Loti i mallit tim
Njom dyer e konak

Mallin marr per dore
Shkel ne kete shtepi
Tek vatra e ngrohte
Eprinderve te mi

Kjo cerdhe e ngrohte
Kafaz ajerplote
Vendlindja e gjyshit
Me e bukura ne bote

Kjo kala e lashte
Me mure te vjeter
Gjurme historie
E nje kohe tjeter

Shtepize, prag i ngrohte
Istikam, afer detit
Me e bukur me e forte
Se sarajet e mbretit.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024