TEKSTI ORIGJINAL

Si detyrë shtëpie,
Mësuesja më kërkoi,
Një poezi të vogël,
Nënës t’ia kushtoj.

Nënë o moj nënë,
Sa shumë që të dua.
Një dhuratë e çmuar,
Gjithçka je për mua.

Zëri yt i ëmbël,
Çdo mëngjes më zgjon.
Me puthje çdo ditë,
Në shkollë më dërgon.

Dhe unë të premtoj,
Ty o nëna ime,
Se shumë do të mësoj,
Gjithnjë do të të nderoj

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024